Fotografi Tim Walker i frymëzuar “Aventurat e Aliçes në Vendin e Mrekullive”
Është prezantuar në Qendrën e Manhatanit në Nju Jork Kalendari Pirelli 2018 realizuar nga Tim Walker. Për edicionin e 45-të të “The Cal”, shkrepur në Londër majin e kaluar, fotografi britanik ka rivizituar botën sureale të klasikut “Aventurat e Aliçes në Vendin e Mrekullive”.

Një cast i gjithi i veshur me të zeza siç ka ndodhur në 1987, që e sheh si modele mes të tjerave edhe Whoopi Goldberg, Naomi Campbell dhe Lupita Nyong’o.

Për të realizuar interpretimin e “Aventurat e Aliçes në Vendin e Mrekullive”.Walker ka marrë nja cast prej 18 personazhesh, disa të njohur dhe disa rastësorë, mes tyre muzikantë, aktorë modele, dhe aktivistë politikë.

Janë modele, sudaneze-australiane Adut Akech, modelja dhe aktivistja feminist ganeze-britanike Adwoa Aboah, modeli senegalezo-gjerman Alpha Dia, aktori dhe modeli beninezo-amerikan Djimon Hounsou, modelja jugsudaneze-australiane Duckie Thot, aktivistja për të drejtat e grave Jaha Dukureh, modeli britanik King Owusu, rreperi dhe këngëtari amerikani Lil Yachty, aktorja meksikane-keniota Lupita Nyong’o, topmodelja dhe aktorja britanike Naomi Campbell, aktori, personazhi televiz dhe kantautori RuPaul, aktorja amerikane Sasha Lane, reperi, këngëtari, kompozitori, aktori, producenti diskografik dhe sipërmarrësi Sean “Diddy” Combs, modelja amerikane Slick Woods, modelja dhe avokatja afrikanojugore Thando Hopa, aktorja, komikja dhe drejtuesja televizive Whoopi Goldberg, modeli britanik Wilson Oryema dhe stilistja dhe këngëtarja britanike Zoe Bedeaux.












Elton Deda solidarizohet me Bleonën
Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë
Megan Fox, fotoja më seksi se kurrë!
Me këtë gjest, Selena na hutoi fare!
