Gazetari i njohur i Top Channel e Top Albania Radio, Eno Popi, është një nga zërat më të dashur të emisioneve të mëngjesit. Ai është prej shtatë vitesh në një lidhje dashurie me Atena Palin, e cila punon pranë Digitalb.
I ftuar në Pop Culture, Eno nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve të moderatores Dojna Mema mbi lidhjen e tij të dashurisë. Gazetari ka treguar se jeton ende në shtëpinë e prindërve dhe se martesa nuk është ende pjesë e planeve të tyre për momentin. Ai nuk e ka akoma dëshirën për të hedhur një hap të tillë.
Por, cili është sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes së tyre? Eno ka rrëfyer se pikërisht Atena është çelësi i marrëdhënies: “Atena më duron me gjithë keqkuptimet që sjell televizioni, me gjithë sanguinitetin tim”, është shprehur ai.
Kujtojmë se kolegu i tij Ledion Liço, i bëri një shaka Enos për një prill, ai telefonoi Atenën dhe e pyeste nëse pranonte të martohej me Enon, duke patur në sfond muzikën karakteristike të ceremonisë pranë altarit.
Edhe pse Eno i thoshte të dashurës të mos pranonte, ajo i tha “po” live gjatë emisionit. Si një tip që pranon shakatë, gazetari e kaloi situatën shumë mirë.







Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!




Elton Deda solidarizohet me Bleonën

Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë







