KreuCelebrity

5 modele të pazakonta në industrinë e modës

Jemi mësuar të shohim gjithnjë të njëjtat modele: të gjata, bukuroshe, me trupa e tipare perfekte. Por industria e modës nuk është kaq strikte në zgjedhjen e saj, siç mund të shihni në listën e mëposhtme.

Ndonjëherë, diçka që ti e mendon si dobësi, të kthehet në forcë!

1. Winnie Harlow

Modelja kanadeze Winnie Harlow përqeshej në shkollë, për shkak të sëmundjes vitiligo, e cila bën seksione të lëkurës të humbasin pigmentin e tyre.

Winnie u zbulua nga Tyra Banks dhe mori pjesë në “America’s Next Top Model”, ku fitoi famë të gjerë.

Imazh i ngjashëm

2. Shaun Ross

Një model afro-amerikan me albinizëm, i cili u bë i njohur pasi mori pjesë në sfilatën Java e Modës në Nju Jork, 2008, për stilistin Tim Hamilton. Ai ishte vetëm 16 vjeç në atë kohë.

Mund ta keni parë gjithashtu në videoklipin “E.T.” të Katy Perry.

Rezultate imazhesh për shaun ross

3. Erika Ervin

Modelja ka hyrë në librin e rekordeve Guinness në vitin 2011, si modelja më e gjatë në botë, me gjatësi 201 cm.

Por Erika priti deri në vitin 2014 për t’i zbuluar botës që ajo kishte lindur mashkull, dhe kishte bërë trancizionin gjinor në vitin 2004.

Rezultate imazhesh për erika ervin

4. Rick Genest

Modeli njihet ndryshe si “djali zombie”, dhe kuptohet fare mirë pse. Karriera e tij mori hov pasi drejtori i modës për Lady Gaga-n, Nicola Formichetti, e zbuloi në Facebook, dhe Rick mori pjesë në videon “Born this way” të artistes.

Rezultate imazhesh për rick genest

5. Molly Bair

Fiziku tejet i dobët i modeles Molly Bair ka qenë objekt diskutimi në fushën e modës, pasi ringjalli epokën e modeleve “anoreksike”. Në vegjëli, Molly vihej në lojë nga moshatarët e saj, të cilët i thonin që dukej si alien. Gjithçka ndryshoi kur Elite Models e zbuloi dhe ajo nisi të modelonte për çdo stilist.

Rezultate imazhesh për molly bair

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF