Pavarësisht se kanë mbi 5 muaj që kanë ardhur në jetë, vetëm tani u bënë publike fotot e para të binjakëve të Beyonce-s dhe Jay-Z, falë revistës “Daily Mail”.
Djali dhe vajza e re e familjes Carter, përkatësisht Sir dhe Rumi, shihen në krahët e mamasë dhe gjyshes së tyre, ndërsa pushojnë në një rezidencë në Florida.
Me ta janë gjithashtu babai i tyre dhe motra e madhe, Blue Ivy, e cila duket e mësuar tashmë me prezencën e dy binjakëve.
Jay-Z ka treguar se si vendosën për emrat e binjakëve:
“Rumi është poeti ynë i preferuar, ndërsa Sir, sepse djali lindi duke u dukur i tillë. Zotëri i vërtetë“.
Familja duket më e bashkuar se kurrë, ndërsa reperi e merr me vete familjen edhe në turet e tij nëpër SH.B.A.















Celebrity
Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!




Celebrity
Elton Deda solidarizohet me Bleonën

Celebrity