KreuCelebrity

I pavdekshëm si Pharrell Williams, sekreti i lëkurës së tij është…

Nuk duket se këngëtari i “Happy”, Pharrell Williams, ka ndërmend të plaket.

Mbase është thjesht gjenetika e tij, pasi dihet që afro-amerikanët i tregojnë shumë më vonë shenjat e plakjes. Por Teyana Taylor, artistja që u bë e famshme në videon “Fade” të Kanye West, i ka zbuluar sekretin e pavdekshmërisë, të cilën ai ia tha para disa vitesh.

Pharrell i bën eksfolim fytyrës së tij 3 herë në ditë. Vetëm kështu mund ta mbajë lëkurën e tij si lëkurë bebi.

Ka mënyra të ndryshme se si mund të heqësh qelizat e vdekura të fytyrës, me sheqerin kaf apo orizin e bluar si disa prej tyre. Këto substanca kokrrizore, përzier me vaj kokosi apo mjaltë, e pastrojnë lëkurën dhe e hidratojnë, duke e mbajtur të butë.

Na është thënë të bëjmë scrub vetëm 3 herë në javë, por paska qenë 3 herë në ditë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF