Moguli i bukurisë dhe televizionit Kim Kardashian nuk ndalet. Pas 7 parfumeve, ajo vjen me 3 aroma të reja të KKW Fragrance, dhe të gjitha do të përfshijnë lulet gardenia.
Jo vetëm kaq; parfumet do të kenë shishe në formë kristali shërues, diçka e pastër në dizenjo, dhe ndryshe nga stili seksi i Kim Kardashian.
Duhet thënë që Kim ka ndryshuar mjaft, që nga sulmi ndaj saj në Paris, duke i lënë pas paratë dhe luksin, e duke iu përkushtuar familjes së saj.
Kim ka treguar që është bërë më spirituale këto kohë, siç duket edhe në parfumet e saj të reja. Ajo i ka ndarë krijimet e saj të reja në Instastory.
Pritet që 3 parfumet e reja të jenë të hapura për publikun brenda këtij muaji.












Celebrity
Ndahet nga jeta aktori Mërkur Bozgo!




Celebrity
Elton Deda solidarizohet me Bleonën

Celebrity
Vedat Ademi bëhet baba për herë të dytë


