Xhemi Shehun jemi mësuar ta shohim çdo të diel në “Portokalli”, ashtu sikurse nuk mungojnë postimet nga ana e saj apo e mikeshës së ngushtë, Arbana Osmanit. Gjithmonë e kuruar dhe në top-formë, Xhemi e ka marrë prej kohësh statusin e një prej vajzave më të bukura të ekranit. Por, si e kaloi moderatorja këtë ditë të fundit të javës?
Shehu ka qenë nën shoqërinë e një djali mjaft të veçantë, ose të paktën këtë shohim në një nga fotot e publikuara në My Story. Me njërin prej djemve të saj përkrah, Xhemi ka treguar edhe një herë se shprehja “bëmë mama të të ngjaj” vlen më shumë se kurdoherë tjetër në këtë rast. Mesa duket, moderatorja ka preferuar një fundjavë të qetë pranë familjes, e këtë e ka ndarë edhe me miqtë në Instagram.
Nuk shohim shpesh foto të Xhemit me fëmijët, por diçka është e sigurt: kur bën të tilla postime, di të tërheqë vëmendje të plotë. Si dy pika uji, apo jo?
