KreuCelebrity

Emina pyet fansat: “Unë apo Edi Rama?!”

Ndoshta, mund të duket pak i habitshëm një krahasim i tillë, apo jo? Ajo modele, ai kryeministër. Njëri me aktivitet në Shqipëri, tjetra duke shijuar jetën luksoze jashtë kufijve. Çfarë mund ta lidhë vallë Emina Cunmulaj me Edi Ramën?

Një krahasim të tillë e ka bërë vetë modelja, e kjo jo pa arsye. Në një foto të postuar në My Story, shihet imazhi i Eminës dhe Ramës, si dhe një sondazh “Kush e ka veshur më mirë?” I kujtoni çitjanet e Kryeministrit pak ditë më parë?…

Eh, duket se Emina është veshur shumë përngjashëm me Ramën, ekzaktësisht me çitjane të zeza dhe xhaketë gri, e jo vetëm kaq. Me duart e kryqëzuara nga pas, duket se modelja e ka imituar Kryeministrin me përpikmëri. Nuk e dimë ende si mund të ketë shkuar sondazhi, por për një paraqitje të tillë nuk na kishte shkuar mendja!

Të jetë kjo një ironi e Eminës apo thjesht humor për ta ndarë me fansat? Sido që të jetë, mbetet një mendim origjinal, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF