KreuCelebrity

Nuk i ndahet Italisë! Ja me cilën firmë do të prezantohet sot Marina…

Tashmë, sezoni i ri televiziv nuk po lë vend për ankesa, të paktën për sa i përket numrit të formateve argëtuese, sidomos mbrëmjeve. Kështu, një nga opsionet e së dielës mbetet “Ces’t La Vie”, e sonte është vetëm nata e dytë e këtij rrugëtimi të ri. Nga ana tjetër, Marina Vjollca është ajo që ngacmon pothuajse çdo ditë publikun, me foto nga prapaskenat e spektaklit.

Këtë herë, moderatorja ka publikuar dy imazhe të sajat të Instagram, ku nuk harron të kujtojë se në 20:05 të mbrëmjes, fansat e “Ces’t La Vie” do të mund të shohin edhe më shumë nga  ky format. Nga ana tjetër, Marina falenderon edhe disa nga bashkëpunëtorët e saj, të cilët kujdesen për paraqitjen e prezantueses në skenë. Por, cili ka qenë emri të cilit i ka besuar Vjollca në lidhje me veshjen?


Nëse herën e kaluar e pamë të veshur me Cavalli, edhe sonte Marina do të na prezantohet me një nga firmat më të njohura italiane. Moderatorja është paraqitur me një veshje të sipërme të Elisabetta Franchi, edhe pse kjo është gjithçka mund të shihet nga fotot deri më tani. Edhe pse një dekolte e mbyllur, transparenca e veshjes thekson dukshëm format trupore të Marinës.

Ky body, i punuar me detaje lulesh, fluturash e yjesh vjen për një kosto rreth 340 euro, edhe pse mbetet për t’u parë si e ka kombinuar moderatorja. Mesa duket, Marina nuk i ndahet Italisë këtë fillim sezoni…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF