Që familja Presidenciale i ka me qejf dasmat, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Jo më larg se këtë verë, në dasmën e Besit dhe Xhensilës, protagonistë të eventit ishin edhe Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, me gjithë harenë që i dhuruan mbrëmjes. Kjo fundjavë e ka gjetur familjen Meta në një atmosferë të po këtij lloji, vetëm së këtë herë, larg kryeqytetit.
Fotot e postuara nga udhëheqësja e LSI na kanë treguar pak më shumë për të shtunën mbrëma të çiftit dhe vajzës së tyre të vogël. Përpos imazhit ku të tre shihen pranë të sapomartuarve, një informacion më tepër na jep edhe postimi në Instagram. Në të njejtën tavolinë me Ramush Haradinaj dhe bashkëshorten e tij, Anita, duket se familja presidenciale ka udhëtuar drejt Prishtinës për të qenë të pranishëm në këtë event.
“Dasmë! Hana dhe Bini sot martohen dhe jeta e tyre do të ndryshojë. Ata zgjodhën të jenë të lumtur përgjithmonë. Zoti i bekoftë!”, ka qenë ky urimi i Kryemadhit në rrjetet sociale, ndërsa duket se dasma është organizuar në një ambient luksoz në kryeqytetin kosovar…
