E thamë që këtë vit, MTV EMA u pushtua nga shqiptarët, dhe me të drejtë! Përpo emrave të shumtë të artistëve me origjinë vendase, njëri prej tyre ka korrur sukses në natën e madhe të ndarjes së çmimeve. Drejtpërdrejtë nga Italia, Ermal Meta rrëmben një tjetër çmim të rëndësishëm.
Nëpërmjet një video të postuar në Isntagram, këngëtari ka bërë të ditur për fansat se është fituesi i “Best Italian Act”. Meta shpreh të gjithë emocionet dhe dashamirësinë mbi mbështetjen, kryesisht të fansave. MTV EMA u mbajt në Londër, në një natë magjike si kurrë më parë.
Dua Lipa, Bebe Rexha ishin të tjerë emra konkurrues e performues gjatë mbrëmjes, ndërsa Londra u pushtua nga imazhi i Rita Orës, si drejtuese e eventit. Me pak fjalë, këtë vit çmimet europiane të MTV i kanë kushtuar rëndësinë e duhur artistëve shqiptarë. Vërtetë krenari!
