KreuCelebrity

Ata që blenë albumin e ri të Taylor Swift, gjetën brenda një letër…

Albumi i gjashtë i këngëtares Taylor Swift doli në treg në datë 10 nëntor, dhe pavarësisht mërisë që krijoi ajo te fansat e saj me situatën Kim Kardashian-Kanye West, pati goxha sukses. “Reputation” quhet krijimi i saj i fundit, ku përshkruhen me vargje ndodhitë e shumëpërfolura të kohëve të fundit.

Fansat nuk kanë marrë vetëm këngët e albumit, por edhe një letër nga vetë Taylor Swift, që shërbente si prolog.

Ajo shkruante mbi të mirat dhe të këqijat e të qenit e famshme që 15 vjeç: “Gabimet e mia janë përdorur kundra meje, dhimbja ime përdorej si argëtim dhe këngët e mia mendoheshin se jepnin shumë detaje. Ka diçka te njerëzit që na rrethojnë. Mendojmë se i njohim por në të vërtet njohim vetëm atë që ata vendosin të na tregojnë“.

Ndërkohë, nuk ka asnjë fjalë nga këngëtarja mbi incidentin me Kanye West, pavarësisht se ishte dukshëm faji i saj. Taylor Swift nuk e lë kollaj lojën e viktimizimit…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF