Flokët e viteve ‘60 të Emily Ratajkowski, perfekte për festat

Për të realizuar flokët e viteve ’60 të Emily Ratajkowski duhen 5 minuta dhe me të vërtetë mund t’ju shpëtojnë për festat e fundvitit last minute!

Emily Ratajkowski na ka dhënë një ide për një model flokësh për festat, që është aq i thjeshtë për t’u bërë, por super sexy. Është një gjysmë bisht i viteve ‘60, i mblehdur në pikën e duhur dhe me gjatësi paksa të valëzuar.

Avantazhi i këtyre flokëve është se ju mund t’i realizoni ato në 5 minuta dhe ju kursejnë në rastin e një festë të Krishtlindjeve të minutës së fundit, edhe nëse nuk keni pasur kohë për të larë flokët. Rezultati është me të vërtetë i dobishëm dhe kujton, në versionin e 2017-ës, modelin e flokëve të ikonikes  Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany” (e cila në fakt është në vitin 1961).

Për ta realizuar modelin e Emily Ratajkoëski ju duhet një llastikë, një krehër me një bisht dhe shumë llak fllokësh, por para se të vazhdoni krijoni ondet e buta dhe natyrale me piastër.

Pas harkimit të flokëve, përdorni bishtin e krëhërit për të ndarë flokët në dy pjesë horizontalisht dhe fokusohuni vetëm te  flokët që do të mblidhni në gjysmë bisht.

Spërkatni pak llak mbi rrënjët e pjesës së sipërme dhe pambukoni flokët me krehër, duke lënë dy fije për të konturuar fytyrën. Në këtë pikë, butësisht merrni flokët me një llastikë duke u kujdesur që të mos “zbrazni” flokët tuaj. Fix çdo gjë me një llak pak dhe ju jeni gati!

Një model flokësh si ky mund të kombinohet me  një grim sysh pak retro vogël ‘dhe super sexy si ajo e Emily Ratajoëski: një sy klasik mace me lapsin në vijën e brendshme të syrit. Një lolitë e vërtetë!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *