KreuCelebrity

Fitoi festivalin e RTSH, ja kujt i dedikohet kënga “Mall” e Eugent Bushpepës

Eugent Bushpepa fitoi çmimin e parë në festivalin e fundvitit në RTSH, duke fituar kështu të drejtën të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, por duket se kënga “Mall” nuk ishte një këngë e rastësishm, por një dedikim.

Kënga ishte një dedikim për partneren e tij Andian me të cilën këngëtari bashëjeton prej më shumë se 6 vitesh. Gjatë netëve të festivalit, mbështetje nuk kanë qenë vetëm duartrokitjet por gjithashtu edhe Andia, e cila ka qenë mes publikut. Edhe pse këngëtarit i është dashur që pas festivalit të jepte intervista me gazetarët, Andia e ka pritur në sallën pothuajse të boshatisur.

Çifti tashmë është në një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se së shpejti mund të kemi edhe një martsë të tyre. Ndërkohë një vit më parë në një studio televizive, çifti ka treguar se dashuria mes tyre ka lindur në lokalin ku Eugenti këndonte. Eugent Bushpepa duke fituar Festivalin e Këngës së Radion Televizionit Shqiptar do të jetë këngëtari i cili do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF