KreuCelebrity

Më në fund një foto e Kylie-t shtatzënë! Epo sigurisht që do ishte duke ngrënë

 

Që kur doli lajmi se Kylie Jenner është shtatzënë, ajo u “zhduk” nga rrjetet sociale. Tashmë thuase nuk dimë asgjë për të. Kjo ikje e saj sigurisht që i zemëroi fansat të cilët nuk e pritën aspak mirë.

Ndonëse nuk e ka konfirmuar edne me gojën e saj, 20-vjeçarja është shtatzënë me fëmijën e parë të saj me të dashurin Travis Scot. Sipas disa burimeve Kylie nuk është më nëpër mediat sociale pasi ajo nuk po mësohet dot me ndryshimet që po ndoshin në trupin e saj, por se çfarë po ndodh vërtetë me të askush nuk e dinë.

Gjithsesi, me gjithë përpjekjen e saj për ti shpëtuar kamerave, paparacët kanë arritur ti marrin asaj një foto “vjedhurazi”. Në foton e publikuar nga ata pak ditë më parë, Kylie shfaqet duke ngrënë dhe me disa kilogramë më shumë, gjë e cila është mëse normale për gjendjen e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF