Krishtlindjet mund të kenë kaluar, por kjo nuk do të thotë që dhuratat nuk merren një apo dy ditë pas. E kur vjen puna këtu, të gjithë e dimë që askush nuk e refuzon dhuratën. Të njejtën gjë ka bërë dhe Ledioni, i cili është surprizuar nga miku i tij, Eno Popi.
Eno i ka dhuruar një kapele, duke mos harruar t’i bashkangjisë edhe një kartolinë të thjeshtë. “Gëzuar Krishtlindjet, Liu. Kapele vishe me pallton e Rita Orës.” Liço nuk ka pritur më gjatë për ta ndarë surprizën me fansat në Instagram. “Dhuratë e vonuar Krishtlindjesh nga Popi. (Ose ndryshe, Eno Popi dhe Atena Pali)”, ka shkruar Ledioni, duke u kujdesur që të mos harrojë që dhuratën nuk e ka përgatitur vetëm Eno, por edhe e fejuara e tij.
Kapelja ngjyrë gri i përshtatet jo pak stilit të Liços, çka vërteton se Popi është vërtetë një ndër miqtë më të mirë të Ledionit. Tani shtrohet pyetja: po Ledioni, çfarë i ka dhuruar Enos?



















