Festat e fundvitit shoqërohen shpesh herë me foto të shumta në rrjetet sociale dhe padyshim që vipat nuk bëjnë përjashtimë. Shumë prej tyre postojnë fotografitë e tyre familjare, ku shpesh herë konsiderohen edhe si foto kartolina për fansat e tyre.
Në këtë shkrim ne po ju sjellim disa nga fotografitë më të bukura familjare të vipagje gjatë këtyre Krishtlindjesh.
Fillimisht do ta fillojmë me bukurshen Hueyda el Saied, e cila i ka uruar këto festa së bashku me djalin e saj Gabriel Hysen Tamisier, i cili shfaqet në fot i veshur me kostumin e kuq të babaqyshit në krah të një peme Krishtlindjeje së bashku me nënën e tij, e cila gjithashtu ka zgjedhur të veshet me ngjyrën e kuqe të festave.
Gjithashtu edhe sopranoja shqiptare tashmë me fame në të gjithë botën, ka zgjedhur që festat e fund vitit t’jua urojë të gjithë fansave të saj nëpërmjet një fotografie, ku ajo shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes së bashku me vajzën e saj, Ninën.
Edhe balerina e njohur Lori bala ka zgjedhur që këto festa t’i urojë fansat e saj me një foto karolinë familjare. Ajo shfaqet në foto së bashku me partnerin e saj e veshur me ngjyra festive, por nuk mund të mungonte as vajza e tyre.
Ndërkohë edhe personalitetet e botës së ekranit ka zgjedhur t’i kalojë festat fundvitit me familjen e tyre dhe një nga ata është edhe Alban Dudushi, prezantuesi prej vitesh tashmë i emisionin “Top Show”. Edhe Albani ka zgjedhur tua urojë këto festa fansave të tij nëpërmjet një fotoje ku ai shfaqet në bregdet së bashku me vajzën dhe djalin e tij.
Edhe moderatorja e programeve kulturaore, Fjodora Fjora ka zgjedhur që t’i urojë festat e fundvitit nga bregdeti nëpërmjet një fotografije ku shfaqet sëbashku me dajlin e saj.
Nuk mund të lëmë pa përmenduar edhe çiftin Tuna dhe Patrisi, të cilët për festat e fundvitit kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë duke pushuar së bashku me djalin e tyre.



















