Ditën e djeshme, Class publikoi një lajm ekskluziv për një çift të ri në shoubizin shqiptar. Sipas burimeve të tyre, moderatorja Sara Kolami është aktualisht në një lidhje me fituesin e edicionit të gjashtë të Big Brother, Anaid Kalotin. Por, cili është qendrimi i Kolamit lidhur me lajmin më të ri?
Pyetur nga bordo.al, Sara u përgjigj kështu: “Nuk kam asnjë lloj komenti”. Moderatorja po mban mesa duket një qendrim asnjëanës, duke mos mohuar kështu mundësinë e një romance të tillë. Class zbuloi se Kolami ishte parë në një nga klubet më të frekuentuara të Tiranës, biznes që e disponon aktualisht Anaidi.
Të njejtat burime bënë të ditur se të dy janë parë shumë pranë njëri-tjetrit, pa u shqetësuar shumë për praninë e njerëzve përreth. Epo, tani mbetet të shohim ç’do të ndodhë në vijim!



















