Shumë prej personave të famshëm përpiqen ta mbajnë larg nga syri i medias familjen e tyre dhe një gjë të tillë ka bërë dhe Zaimina e cila është munduar ta mbajë largë medias lidhjen e saj me Klodin për më shumë se 10 vite, por tashmë këngëtarja e ka thënë publikisht nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se sa e do.
Vetëm pak ditë më parë këngëtarja organizoi edhe një “Baby shower”, për vajzën që pret të sjelli në jetë, Khloe- n. Në një postim në rrjetet sociale ajo është bërë më e ndjeshme se kurrë dhe ka bërë një dedikim mjaft prekës, ku për herë të parë shfaqet me partnerin dhe gjithashtu zbulon ekon e fëmijës.
” Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më emocionues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahe të të dua dhe të të mbroj për gjithë jetën”, shkruan Zaimina mbi videon e postuar ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së vajzës.
Gjithashtu Zaimina i kushton edhe disa rrjeshta partnerit të saj duke e falenderuar atë.
“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale në këtë periudhë magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama”, përfundon statusi i saj.



















