Do të jetë padyshim dasma më e përfolur e 2018-tës, e jo më kot. Vëmendjen po e merr plotësisht që pa kaluar ky vit, e kjo kryesisht falë statusit mbretëror të Princ Harry-t. E fituan menjëherë zemrën e publikut dhe shpallën se dasma do të mbahet në pranverë të vitit vijues. Por, kush do të këndojë në eventin special të Markle dhe Harry-t?
Mundësitë janë nga më të shumtat, për arsye të ndryshme. Kandidatët e zgjedhur janë piketuar në sajë të aktivitetit të ngushtë me oborrin mbretëror dhe Harry-n në veçanti. Bruce Springsteen dhe Bryan Adams u bindën në shtator nga Princi për të performuar në mbyllje të Invictus Games. Në 2016, Coldplay la gjithçka pas vetëm që të këndonin në ceremoninë përmbyllëse të eventit të bamirësisë në Kensington Palace. Ndërsa, në 2007, Harry thirri Rod Stewart, Elton John, Pharrell Williams dhe Duran Duran për të performuar për organizimin për dhjetë vjetorin e vdekjes të së ëmës.
Ed Sheeran e ka pranuar se nëse çifti i bën ftesë për të kënduar në dasëm, do ta pranojë menjëherë. Sam Smith ka deklaruar se e adhuron të performojë në ditën speciale të Markle dhe Harry-t, e lista nuk ka të mbaruar. Kështu, sikur të mos mjaftonin angazhimet e tjera, Princi tani duhet të ulet dhe të zgjedhë mes emrave më të mirë të muzikës sot për sot. Uh, zgjedhje e vështirë, apo jo?



















