KreuCelebrity

Flori ‘godet’ pas shpine Elvanën, në lidhje pasionante me shoqen e saj të ngushtë!

Prej disa kohësh tashmë, përflitet se Flori Mumajesi është në një histori dashurie me Liberta Spahiun. E njohur si një ndër moderatoret më seksi në Kosovë, Liberta është njëkohësisht edhe mikja e ngushtë e Elvana Gjatës. Edhe pse deri më tani asgjë nuk është pranuar zyrtarisht, Alaudin Hamiti, një prej miqve më të mirë të çiftit ua ka zbuluar sekretin.

A post shared by Liberta Spahiu (@libertaspahiu)


‘Panorama’ ka zbuluar se Hamiti ia ka dorëzuar Florit drejtimin e programit të Vitit të Ri, vetëm për t’i plotësuar qejfin Libertës. “Kam këaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e ‘NIN Festiv’ t’ia dorëzoj mikut tim Flor Mumajesi”, ka deklaruar moderatori për ndjekësit e tij pak ditë më parë. Me pak fjalë, lidhja mes Libertës dhe Florit është vërtetë shumë e fortë.

A post shared by Alaudin Hamiti (@alaudinhamiti)


Nga ana tjetër, flitet se Mumajesi ka rendur pas Spahiut në Prishtinë, duke lënë pas kështu Tiranën. ‘Goditje’ pas shpine kjo për Elvanën…?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF