KreuCelebrity

Lista e dëshirave të VIP-ave vazhdon, ja se ç’kërkon Robert Aliaj për Krishtlindje!

Pak kohë na ndan nga festa e Krishtlindjeve, e duke qenë se data 31 shënon dhe ditën e ndërrimit të viteve, çdokush shpreh nga një apo më shumë dëshira. Të lidhura kryesisht me familjen apo ëndrrat vetjake, çka dëshirojmë çdo vit është e ndryshme nga njëri, tek tjetri. Këtë herë, Robert Aliaj ka shprehur atë çka kërkon nga Krishtlindjet, e nuk mund të mungonte as një mesazh i fshehur pas kësaj.

“Gjithçka dua për Krishtlindje është ushqimi”, ka shkruar fillimisht Roberti, duke mos e lënë postimin me kaq. “Është e lehtë të ushqesh të pasurit, por shumë e vështirë të ngopësh të varfërit…Kjo është varfëria”, ka vijuar më tej Aliaj, duke dhënë kështu një mesazh të qartë për këtë fundvit. Ngritja e çështjeve më problematike nuk ka munguar kurrë nga artisti, i cili erdhi pothuajse çdo herë me një temë ndryshe edhe në spektaklin argëtues ‘Dance With Me’.


Me pak fjalë, çfarë kërkon Roberti për Krishtlindje lidhet me atë çka quhet bazike për jetën. Nuk do të ishte keq që shumë njerëz të ndërgjegjësoheshin në këtë drejtim, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF