KreuCelebrity

Monika shet çizmet me të cilat qëlloi Ramën, çmimi marramendës

Pasi Monika Kryemadhi u përpoq të godiste Kryeministrin Edi Rama me çizmen e saj, këto të fundit u bënë kryefjala e momentit, ndërsa ngjallën jo pak interes në lidhje me markën e tyre e çmimin që vlenin. Kryetarja e LSI-së na shuajti kuriozitetin ku  tregoi se ato çmizme ishin Casadei prodhim vendas.

Në fakt tashmë duhet të themi ish-çizmet e Monikës, sepse ajo i ka shitur ato. E ftuar në emisionin “Zoën e Lirë” të Arjan Çanit, Monika ka deklaruar se jo vetëm që jan ëshitur, por për vlerën 1000 euro. Kryemadhi ka bërë edhe një gjest mjaft bujar në këto ditë festash, e paratë ja ka dhuruar shtëpisë së fëmijë 0-6 vjeç në Sauk.

Ndërsa në lidhje me çmimin e vërtetë të tyre, Monika tha: “Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godasësh me të shtrenjta”. Domethënë një palë çizme që kushtojnë 120 mijë lekë, Monika i ka shitur ato dhjetë here më shtrenjt. Goxha tregti me leverdi, bravo Monika!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF