Fillimisht Elgiti dhe Klea e kanë mohuar se mes tyre kishte diçka, po duke folur me njeri- tjetrin me kode, na linin të nënkuptonim se mes tyre tashmë kishte diçka. Ka qenë vet çifti i cili ka konfirmuar më vonë se janë në një lidhje.
Gjatë natës së dytë të festivalit të 56- të të RTSH, në skenë krah prezantuesit Adi Krasta është ngjitur edhe Klea, ku Krasta e ka ngacmuar në lidhje me Elgitin.
Bukuroshja është shprehur se nuk është unaza ajo që i mban njerzit të lidhur. Ndërsa për sa i përket lajmit në media për një fejesë të mundshme mes tyre, pas postimit të një fotografie të Kleas, ku ajo tregonte një unazë, këngëtarja është shprehu për herë të parë duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.
Në skenën e Festivalit të 56- të ajo është shprehur se nuk ishte aspak e vërtetë ajo që shkruhej nëpër portalen dhe fotografinë e unazës e ka postuar pasi unazat janë bizhuteritë e saj të preferuara.