Në këtë periudhe festash të gjithë jemi më të lumtur e më pozitivë. E në një moment të tillë ndodhet edhe këngëtarja Jennifer Lopez. E lumtur, e dashuruar dhe e qetë, Jennifer Lopez është marrë këto kohë edhe me zbukurimin e shtëpisë së saj për festat.
E rrethuar nga shumë dashuri që ia dhuronin dy fëmijët e saj dhe dhe i dashuri, ajo duket e lumtur si një fëmijë që ëndërron.
Por me sa duket akoma ditë më të lumtura e presin yllin e pop-it. Mes kësaj atmosfere kaq të gëzueshme, flitet se Alex Rodriguez po mendon ta propozojë për martesë Lopez këtë fundjavë pasi të mbërrijnë në Bahamas.marrëdhënia e tyre duket se po shkon më se mirë, ndërsa vetëm pak kohë më parë Rodriguez i dhuroi asaj një avion privat.