Shumë pak na ndan nga fillimi i Festivalit të RTSH, i cili këtë vit është përfolur shumë, e jo pa arsye. Fillimisht u mësua se vetë Adi Krasta do t’u ngjiste në skenë për të drejtuar këtë edicion, e kjo nuk ishte e gjitha. I ftuari special i kësaj nate është Riccardo Cocciante, që siç dihet tashmë, do të performojë jo vetëm solo, por edhe në një duet me të besuarën e tij, Elhaida Danin.
Por, duket se surprizat nuk kanë të mbaruar, pasi mësohet se Krasta nuk do të jetë i vetëm në skenë. Për secilën natë, Adi do të ftojë nga një personazh të njohur në skenë, për të bashkëprezantuar krahë tij. Cilët do të shohim mbrëmjen e sotme? Rudina Magjistari, Gaz Gjoka dhe Klea Huta do të jenë tre emrat që do të qendrojnë pranë Krastës, ndërsa të tjerë personazhe pritet të shfaqen në skenën e festivalit gjatë netëve në vijim.
Plot të papritura ky edicion, e ende pa filluar mirë!