Rita Ora është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të famshme në botë, por këngëtarja gjithmonë ka shfaqur një stil të veçant dhe shumë elegancë edhe në veshjen e saj, duke tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave të shumta.
As këtë herë bukuroshja shqiptare nuk ka mundur t’u shpëtojë syrit të mediave, ku është fotografuar në New York, me një veshje kuq e zi.
Prej disa kohësh tashmë, që pas ndarjes nga labeli i Jay Z, Rita pritet të hedhi në treg një album të ri me këngë.
27- vjeçarja e cila ka lindur në Prishtinë nuk ka bërë ende publike detaje për sa i përket albumit që pritet të hedhi në treg së shpejti, por një gjë është e sigurtë duke patur parasysh vokalin e saj të fuqishëm, suksesi.
Tashmë prej disa kohësh Rita jo vetëm që është pjesë e skenave botërore, por ka marrë pjesë edhe në spektaklin “X Factor”, si një prej gjyqtareve.
Ndërkohë tashmë Rita është aktivizuar edhe në botën e marketingut, ku ka arritur sukses veçanërisht me reklamat, ku fal stilit të saj unik është përfolur nëpër media të ndryshme ndërkombtëre.