Tema më e përfolur e viteve të fundit lidhur me figurat publike është kryerja e ndërhyrjeve estetike. Disa i pranojnë, të tjerë thonë se gjithçka ka ndryshuar me kalimin e viteve…Një tendencë e tillë dyshohet se ka prekur edhe Meghan Markle, por le të kalojmë tek personazhet shqiptarë.
E ftuara e sotme në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit ka qenë Flaka Krelani, e cila është përfolur jo pak për këtë pjesë. Këngëtarja ka pranuar se ka realizuar disa ndërhyrje, e kjo është hera e parë që Krelani flet publikisht për këtë pjesë. “Nuk ka preferuar t’i përgjigjem kësaj pyetje, por ndjej se ka ardhur koha të jem e sinqertë me publikun”, është shprehur fillimisht Flaka.
“Të gjithë bëjnë ndërhyrje në ditët e sotme që të ndihen mirë. Unë dua të dukem bukur në skenë. Nuk mendoj se ka diçka të keqe këtu”, ka shpjeguar këngëtarja, ndërsa ka folur pak dhe për jetën private. Ajo ka deklaruar se është single, në peitje të princit të kaltër.