Menduam se pas përgjigjes së aktorit Gent Hazizin, “sherri” mes tij e Bleonës do të mbetej me aq, por e paskemi pasur gabim. “Inati” i Bleonës paska qenë edhe më i madh, aq sa nuk ka duruar dhe i ka demaskuar ata.
Ajo ka postuar një foto të bisedës së saj me një gazetar të emisionit, i cili i ka kërkuar asaj të vijë në puntatën e 1 janarit për të inskenuar një martesë me Flori Mumajesin. Ai i ka thënë që puntata do regjistrohet dhe biletën mund ta pagujë Top-i, por Bleona ka kërkuar 100 mijë Euro dhe biletën e paguar. Më pas ajo në shkrim falenderon ironikisht Gentin për ftesën, dhe i thotë që s’mund të vijë se ishte e zënë me “post production” të filmit që ka xhiruar me Nicolas Cage.
E të gjitha këto ajo i kak postuar në llogarinë e saj në rrjetin social facebook, ku shkruan: “…. per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”
E gjitha kjo nisi në një putantë të emisionit “Shiko kush Luan”, ku të ftuarit në studio, Armand Pezës, në kuadër të një loje, i është kërkuar të zgjedhë dy persona VIP për një martesë të supozuar. Peza ka zgjedhur Bleonën me Florin, ndërsa moderator Gent Hazizi ka rënë në një mendje me të për kombinimin duke thënë: Shkojnë shkojnë.
Kjo e ka acruar këngëtaren bukuroshe, e cila u shpreh shumë ashpër ndaj aktorit duke e quajtur “mjekër cjap”. Aktori i ktheu kësaj të fundit një përgjigje ironike, e ndërsa menduam se gjithçka do të mbetej me kaq, Bleona lëshoi “bombën”.



















