Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, është një nga djemtë më aktiv e më i ndjekur në rrjetin social Instagram. Dikur mbi peshë, tashmë Erik Fullani ka trupin e denjë të një modeli, ndonëse shprehet se nuk e synon.
Por si arriti ai që nga 178 kilogramë të arrij peshën 90 kilogramë? I ftuar në televizionin Klan, në emisionin “Pasdite në tv Kla”, të Rudina Magjistarit, ka treguar se në fakt e gjitha kjo nisi si një lojë në shtëpi.
“Nuk kisha vendosur të dobësohesha, por nisi si me shaka si një lojë në shtëpi. Ata më thanë se nëse doja t’i bëja të lumtur, duhej të dobësohesha. Kështu fillova dietën. E gjithë pesha ime ishte shkak i kequshqyerjes. Për këtë hoqa dorë nga ato dhe mamaja më gatuante në shtëpi.”, tah Eriku.
Tashmë me peshën ideale, e duke i bërë thirrje personave që vuajnë nga obeziteti që të dobësohen, Eriku jep edhe disa këshilla. “Për të mbajtur një dietë të mirë ushqimore është shumë i rëndësishmë orari i ushqimit dhe i gjumit. Ndihmon shumë edhe ecja. Sadopak që të ecni, është shumë e rëndësishme”, tregon Eriku.
Ndonëse vetëm 24-vejç, Erik Fullani ka nisur edhe një sipërmarrje të tijën, duke e kthyer pasionin e tij për ushqimin në një markë biznesi. “Rixhi’s” quhet biznesi i hapur nga Eriku, ku ofrohen ushqime të shijshme, por mbi të gjitha të shëndetshme. “Ideja më erdhi nga pasioni që kamë për piaca-t, burger-at etj, por pas dietës e kisha të pamundur t’i konsumoja këto ushqime. Për këtë fillova t’i përgatisja në shtëpi vetë, duke marrë vetëm produkte cilësore. Dhe pikërisht këtu më lindi ideja”, shprehet Eriku.
Por teksa flet me shumë dashuri për biznesin e ngritur nga a i vetë, Eriku na ka zbuluar edhe emrin e së dashurës. Ajo quhet Maria Ciara, dhe kanë një vit së bashku. Një lidhje për të cilën 24-vjeçari nuk flet shpesh, por dashuria për të duket të jetë e madhe, aq sa ai ka zgjedhur që një pice në menunë e “Rixhi’s” të mbajë emrin e saj: pica Maria Kiara.



















