KreuCelebrity

Loja që u shndërrua në mollë sherri, aktori i kthen përgjigje Bleonës

Këngëtarja Bleona Qereti  është shprehur shumë e indinjuar pasi emri i saj u përmend nga aktori i humorit, Gent Hazizi, në lojën “Shiko kush luan”, ku ai e bërë çift me këngëtarin Flori Mumajesin.

Edhe pse gjithaçka u sqarua që gjithçka ishte në kuadër të lojës, duket se Bleonës nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë.

“Mjekër çjap, aktor i dështuar dhe pordhac”, ishin vetëm disa nga ofendimet që Bleona lëshoi në adresë të aktorit.

Nga ana tjetër aktori ka reaguar disa orë më pas, ku nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, i kërkon falje bleonës dhe e ka ftuar këngëtaren  të mësojë se çfarë mendon ai për të në premierën e shfaqes së tij “Çfarë do të bëhem kur të rritem?”.

“Bleona Qereti: Ti je endrra ime qe nga femijeria si këngëtare e madhe, je endrra e te gjithe shqiptarëve kudo qe jane si nje profesioniste e shkelqyer e muzikes, je endrra e te gjithe meshkujve shqiptarë per sensualitetin femeror. Ndjese! Ndjese!

Ne spektaklin “Shiko kush luan” u permende ne nje loje qe emisioni ben per nder te VIP-ve.Te ftoj te kuptosh se çfare mendoj per ty ne premieren time “Çfare do behem kur te rritem?”, stand up comedy, ne Teatrin Kombetar ne datat 20,21,23,24,25 dhjetor ora 18:00 .Tperqaf! Eja ne Teater!”, shkruan Gent Hazizi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF