Ajo u detyrua të konfirmonte marrëdhënien e tyre pasi komenteve negative të fansave të saj, pas postimit të fotve me boksierin Conor McGregor, i cili ka një të dashurën prej nëntë vjetësh. Rita Ora dukej më shumë se e lumtur teksa futej në aeroport me të dashurin, Andrew Watt.
Ndonëse humbën fluturimin, këngëtarja e “Hot Right Noë”, kishin shpirtin e shakave teksa gjtë gjithë kohën loznin me njëri-tjetrin.
Çifti dukej krejtësisht i kënaqur nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke ndenjur ngjitur. Dhe duket se Rita ishte në formën e saj më të mirë me shkatë, pasi biseda e saj e bëri Andreë të shkrihej duke qeshur. Çifti u lidhën në një festë të thjeshtë në Romë tetorin e shkuar, ndërsa e kanë ruajtur lidhjen deri tani.
Kjo është hera e parë që Rita duket kaq e lirshme me të dashurin në publik. Ajo e ka mbajtur shumë të fshehtë lidhjen dhe jashtë vëmendjes së kameras. Sipas DailyMail e gjitha kjo ka qenë përpjekje e Ritës për pa mbrojtur romancën e saj.
Vetëm disa ditë më parë fansat e kryqëzuan Ritën pas fotove me boksierin. Ata e akuzuan se po dilte me një burrë të martuar, dhe se po tregonte mungesë respekti ndaj gruas së McGregor. Pas kësaj doli menaxheri I këngëtares I cili sqaroi se mes tyre nuk kishte asgjë dhe se ishin thjeshtë dy njerëz që po argëtoheshn në një festë.