KreuCelebrity

Jo një, por tre dhurata nga Elhaida Dani për festat e fundvitit

Festat e fundvitit erdhën e bashkë me to edhe dhuratat. Tashmë është kthyer gati në traditë që këngëtarët të na dhurojnë këngë për festat. Kështu për shembull, vitin e kaluar kishim Juliana Pashën me  ‘Krishtlindje të bardha’ apo Besa Kokëdhimën e cila na solli ‘Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri’. Një dhuratë të tillë ka vendosur të na e bëjë edhe këngëtarja Ehaida Dani. Por ndryshe nga artistet e sipërpërmendura, Elhaida nuk do të vijë me një, por me tre këngë të sajat. Kjo është bëre e ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Në ditët në vazhdim do publikojmë më në fund surprizën për të cilën kam folur …! 3 këngë origjinale nga unë për festat e fundvitit ! Në ditët në vazhdim do publikojmë më në fund surprizën për të cilën kam folur …! 3 këngë origjinale nga unë për festat e fundvitit !”Epo tashmë të presim se çfarë do të na sjellë me zërin e saj të mrekullueshëm këngëtarj abukuroshe.

Viti 2017 ishte viti i rikthimit në muzikës për këngëtaren Elhaida Dani, e cila prej dy vitesh nuk kishte sjellë projekte të reja. “Më mbaj” titullohet balada që këngëtarja solli në shtator, ndërsa mori pjesë edhe në “Kënga Magjike” me këngën “E ngrirë”, ku mori vendin e dytë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF