Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu do të rikthehet sërish në ekran me një program të vetin. Lajmin është dhënë nga Xing.al, i cili ka zbuluar se Jonida do të rikthehet sërish në ekran me një format të ngjashëm me atë të programin ‘Natën Vonë, që ka prezantuar vite më parë në televizionin Ora News. Edhe pse nuk është zbuluar ende ekrani, një ndër emrat më të lakuar mbetet televizioni Klan Plus, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht.
Programi “Natën Vonë’ vite më parë u konsiderua mjaft i ndjekur sidomos për formatin e zgjedhur, ku personazhe të njohur intervistoheshin nga gazetarja Jonida Shehu, mbi tema të ndryshme nga ato të aktualitetit deri tek ato personale. Nuk dihet nëse formati do të vijojë me të njëjtën formulë, por pritet që gjithçka të zbulohet së afër.
Gazetarja u larg a papritur nga televizioni Top Channel ku drejtonte programin ‘Pasdite në Top Channel”, duke shkaktuar pakënaqësi nga drejtuesit e televizionit, ku gjithçka sipas tyre pati si shkak një reportazh që ishte bërë për Rezarta Shkurtën dhe biznesin e saj. Ndërkaq, ajo u zëvendësua menjëherë nga gazetarja Juli Kristafi.