Më shumë se sa një histori klasike hollivudi, sipas US Weekly, Chris Martin dhe Dakota Jonhdon janë në një lidhje shumë serioze.
Solisti i grupit “Coldplay” dhe aktorja e “50 hijet e greit” janë tashmë një çift, ndërsa sipas zërave, kontaktet e tyre të para datojnë tetorin e kaluar. Të lidhur nga pasioni për muzikën dhe udhëtimet, të dy kanë shkuar në Izrael në një koncert të Nick Cave.
Ashtu sikurse me ish-bashkëshorten, Gwyneth Paltrow, me të cilën kanë mbajtur raporte shumë të mira, Chris duket se ka gjeur sërish lumturinë në dashuri.
Sipas US Weekly dy bukuroshët shoqërohen seriozisht me njëri-tjetrin, për më tepër Chris i dërgon asaj këngët e tij për ti marrë pse jo edhe një mendim. Epra tashmë është e qartë se bëhet fjalë për diçka më shumë se sa flirt.
E ndërsa thashethemet sa vijnë e shtohen në emër të tyre, Dakota e Chris po bëjnë gjithçka për të ruajtur privatësinë e tyre, aq shumë sa ende asnjë paparac nuk ka mundur ti fotografojë ata së bashku në momente intime.







Brad Pitt dhe Lawrence në një lidhje?


Evolucioni i stilit të Meghan Markle





Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më

Kush e ka tradhëtuar Hueyda El Saied?

Dasma romantike e Kate Upton



