Që kur ishin fëmijë ata ishin të famshëm, sigurisht jo sa sot, por ama në Pallatin e Pionerit i njihin të gjithë. Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë e cila sivjet feston 70 vjetorin e krijimit, zbulon disa nga fytyrat e të vegjelve që sot janë bërë të mëdhenj në skenën e muzikës, por edhe kinemasë.
Po a do t’i njihni vallë këta vogëlushë?
Ardit Gjebrea vazhdon të jetë ende me syze, me të njëjtë buzëqeshje karaktaeristike që e ruan ende në buzë kur këndon, por ja që nuk e kishit parë të veshur me kostum popullor.
Irma Libohova, këngëtarja që më së shumti njihet në vegjëli për këngën ‘Gabimi i Mirelës”, vjën përmes disa momenteve kur këndonte në skenën e Pallatit të Kulturës dhe në festivalet e fëmijeve, ku duket qartë e njëjta fytyrë dhe i njëjti vështrim.
Do të pyesni ju po Yllka Mujo pse? Në fakt duke parë me kujdes imazhet e vegjëlisë së saj, duket sikur sheh një aktore Hollivudi, e në fakt, qysh asokohe me tipare kaq unike, ajo arriti të fiksohej në historinë e kinemasë dhe teatrit shqiptar.
Thuajse të gjitha këta artistë, që nga Irma Libohova, Inva Mula, Ardit Gjebrea, David Tukiçi, Zana Çela, e shumë e shumë figura të tjera të skenës shqiptare që dolën nga Pallati i Pionerit, më vonë u ngjitën edhe në skenat botërore.
Sot, pas kaq vitesh të gjithë e kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.

Brad Pitt dhe Lawrence në një lidhje?


Evolucioni i stilit të Meghan Markle





Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më

Kush e ka tradhëtuar Hueyda El Saied?

Dasma romantike e Kate Upton









A nuk depilohet Gigi Hadid?
