KreuCelebrity

Kush e ka tradhëtuar Hueyda El Saied?

Gëzimi më i madh Hueyda El Sayed është i biri, Gabrieli, por sërish përtej kësaj lumturie ka disa gjëra që e bëjnë të trishtohet. Ndaj edhe ajo në momente të caktuara nuk nguron të kujtojë persona, mes tyre ata që e kanë ‘tradhëtuar’. Fill pas largimit nga Shqipëria, ish-balerina e njohur, përmes një statusi në faqen e saj të rrjetit social Facebook, ka postuar një status, ku mezi pret të mbyllë ky vit dhe të hapë një faqe të re për vitin 2018-të.

“Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin më me jetë për mua në këtë botë i cili si çdo mëngjes do të më thotë “Mami eja, u zgjova unë”. Por prej disa minutash nuk rresht së kujtuari ata që më kanë ‘tradhëtuar’ me të dashurën ‘zonjën vdekje’.

Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar me dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende prane… Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqëve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin… Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht…! Mezi po pres që të mbaroj 2017-ta. 2018 do te jetë viti im, e di”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF