Një ditë më parë fitoi në një kazino në Las Vegas mbi 23 mijë dollarë, por ditën pasardhëse nuk nguron të provokojë me disa foto përvëluese, të cilat i publikon në faqen e saj të rrjetit social Instagram. Nuk është aspak habi, kjo është Bleona.
Prej disa ditësh Bleona Qereti po publikon në formën e një kalendari disa prej fotove të saj më të mira në vitet, ku dalin në pah format e saj, por ama disa të mbrëmshme, kanë lënë ndjekësit e saj me gojë hapur dhe disa të tjerë edhe pa gjumë. Nuk kanë faj, fotot ishin të nxehta, Bleona zjarr. Me një fustan transparent, totalisht të lagur me ujë, ku gjoksi i artistes ishte i dukshëm.
Postimet e këtyre fotografive nga ana e Bleonës nuk kanë pasur asnjë koment, por komentet e ndjekësve të saj kanë vlerësur format seksi dhe fotot provokuese. Pak orë më vonë, si për të treguar se ishte zënë në faj, Bleona publikoi disa fotografi të tjera, po këtë herë, ato kanë qenë më pak të zbuluara.
Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj
Tuna shfaqet vetëm me Tian, pa Patrisin
Rita Ora nuk ka turp të nxjerrë jashtë…
Bleona me fat, ja sa fitoi në kazino




