E ftuar në një eveniment festiv me rastin e festave të fundvitit organizuar nga radio Capital FM, ku edhe përformoi, këngëtarja bukuroshe Rita Ora nuk ka kursyer edhe provokimet me gjoksin jashtë, edhe pse prej së largu dukej si një babagjysh i mbuluar tërësisht me një pellush me motive leopardi.
Por, përtej pellushit, siç edhe komenton gazeta britanike The Sun, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, nuk nguron asnjëherë të lërë të duken asetet e saj, e sidomos gjoksin e saj të bëshëm. “Ajo asnjëherë nuk ka turp të tregojë madje me krenari asetet e saj. Edhe pse gjatë prezantimit të saj në tapetin e kuq, u shfaq si Santa Clausi, duke bërë një hyrje të veçantë, pastaj ajo ndryshoi veshjen e saj në skenë”-shkruan The Sun.
Më pas ajo e nxehu situatën, duke u zhveshur vetë me të brendshme në formën e fushës së shahut, me kuadrata. Sepse, Rita e ka kuptuar prej kohësh që duke u zhveshur është seksi, por edhe provokuese, duke njohur të gjithë arsenalin.