Drilon Hoxha ka qenë i ftuar në “Mos i Fol Shoferit” të Rudina Dembacaj. Driloni ka folur jo pak për karrierën e tij, por njëkohësisht ka bërë një deklaratë që s’e kishim dëgjuar më parë. Gjithçka lidhet me pjesëmarrjen në ‘Portokalli’ dhe largimin e tij të shpejtë nga spektakli.
“Kisha shumë dëshirë të isha pjesë e ‘Portokalli’, por ka qenë një kolegu im dhe i joti aty, që s’po ia përmendim emrin, që u ankua dhe tha pse ai bën rolet e mia, s’ka kuptim”, i ka thënë Hoxha, Rudinës, duke mos e lënë me kaq. “Ky zotëria na bëri një gjest edhe më të madh duke thënë po s’e bëra unë, Berisha nuk bëhet”, ka vijuar dhe më tej Driloni, duke lënë të kuptohet se gjithçka i referohej Agron Llakaj.
Sipas Hoxhës, personi për të cilin foli në “Mos i fol shoferit” nuk e kishte lënë të bëjë karrierë në ‘Portokalli’. Mesa duket, inatet me Llakaj qenka të vjetra e më të mëdha nga se e mendojmë. Edhe pse, deri më tani, nuk kishim dëgjuar për këtë lloj konflikti…