KreuCelebrity

Rovena Stefa: Kënga Magjike intrigë votash

Këngëtarja Roven Stefa është zhgënjyer nga rikthimi në Kënga Magjike. Përmes një statusi në faqet e saj zyrtare në rrjetet sociale, artistja e ka konsideruar këtë kompeticion muzikor të bazuar mbi intrigat e votave. “Nuk do të jem sonte, por nuk mërzitem sepse një natë e ngritur mbi intriga votash nuk më pengon të këndoj me shpirt shumë mbrëmje të tjera për popullin tim. E juaja Rovi”-ka theksuar artistja.

E në fakt, ku nuk ka qenë një reagim spontan, pasi duket se ajo nuk ka qenë e vetmja që ka mbetur e mërzitur nga Kënga Magjike 2017, ndaj edhe nuk ka kursyer kritikat, të cilat më së shumti i adresohen atyre që votojnë, pra kolegëve. “Drita nuk mundet dot nga errrësira, jeta nuk mposhtet nga vdekja, dashuria triumfon ndaj urrejtjes”-ka shkruar këngëtarja, duke përdorur edhe disa fragmente të kënga e “Bardhë”, që sipas saj ishte një material muzikor që promovon paqen.

Pas natës së djeshme, ka pasur edhe artistë të tjerë që kanë komentuar përzgjedhjen e gjysmëfinalistëve. Një prej tyre ka qenë edhe Klejti Mahmutaj, i cili ka pohuar se rrugëtimi i tij ;magjik” përfundoi. “Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen te pazaret kanë venë firmën e tyre prej pseudo-artistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar. Mesa duket zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve”-ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF