Hip hop ylli legjendar, Eminem ka publikuar projektin “Untouchable”, i cili vjen pak ditë para publikimit të albumit të ri të tij “Revival”.
Që në orët e para ky projekt ka arritur 500 mijë klikime dhe është pëlqyer nga adhuruesit e repit amerikan.
Eminem publikoi ditë më parë listën e këngëve të albumit të ri, ku spikasin projektet me Beyoncen, Ed Sheeran dhe Alicia Keys.
Ky album është i pari pas shumë viteve të lançimit të albumit “Marshall Mathers LP”.
Reperi është i njohur për jetën e vështirë nga varësia e alkoolit dhe problemeve në jetën private.
Megjithatë ai u rikthye në skenë në këtë fundvit, duke performuar në MTV EMA.