Edhe pse pa u ndjerë, këngët e Dua Lipës kanë korrur suksese të paimagjinueshme. Përpos hiteve të mëparshme, “New Rules” ishte ajo çka vulosi përfundimisht famën e emrin e Duas. Këtë herë, Lipa duket se nuk ka të ndalur.
Rreth dy ditë më parë, këngëtarja u shpall artisja më e kërkuar në Britani, duke lënë pas emra si Rihanna, Taylor Swift dhe Beyonce. Pas falenderimit publik në Instagram, ishte Katy Perry ajo që komentoi: “Kështu po, Mbretëreshë!”. Ndërsa sot, Lipa ka sjellë një tjetër lajm të gëzueshëm.
https://www.instagram.com/p/BcXcdIEFO2I/
Albumi që mban dhe vetë emrin e saj ka shitur rreth 4 milion kopje vetëm në Britani. Me pllakën ngjyrë ari në duar, Dua shkruan: “Nuk po çmendem unë, ju jeni çmendur! Falemnderit dhe ju dua shumë!” E si mund të mbyllej më bukur ky vit se sa me suksese të njëpasnjëshme? Shpresojmë që edhe 2018-ta të jetë viti i Duas!
https://www.instagram.com/p/BccJzJqlYyd/





Bleona pozon pa të brendshme












Artan Imami, një tradhtar, i tradhtuar

Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë

Kush e detyroi Luanën të mbulohet?
