Ledina Çelon e kemi parë kohët e fundit shumë të angazhuar pas familjes dhe sidomos fëmijëve. E mbani mend dekorimin dhe kujdesin e treguar për arritjen e çdo detaji në festën e Halloween-it? Eh, të njejtin angazhim këngëtarja e ka patur edhe këtë fundvit.
Përpos pemës, oxhakut të ndezur dhe çdo dekori përreth, fëmijët e Ledinës kanë përjetuar edhe një tjetër emocion në këtë muaj festash. Dhuratat për të vegjëlit i ka shpërndarë vetë babagjyshi, i cili është siguruar të dhurojë pako të mëdha e të paketuara siç meriton ky fundvit. Lodra e libra, ja me çfarë po argëtohen djali dhe vajza e Çelos.
Edhe pse për arsye të ndryshme kjo nuk është e arritshme për çdokënd, festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri meritojnë të festohen pikërisht kështu. Super-atmosferë, apo jo?
https://www.instagram.com/p/BcZNu0QnH-s/




Artan Imami, një tradhtar, i tradhtuar

Eva Longoria nxjerr në shitje shtëpinë

Kush e detyroi Luanën të mbulohet?













