Uh, Rita na ka lodhur shumë në këtë drejtim! Sikur të mos mjaftonte numri i konsiderueshëm i romancave të kaluara, këngëtarja është përljekur ta mbajë të fshehtë lidhjen e re. Shoqëruar në eventin e një dite më parë nga boksieri Conor McGregor, fansat u tronditën duke menduar se kampioni ishte i dashuri më i ri i Ritës. E nuk do të kishte asgjë të keqe, nëse ai nuk do të ishte i lidhur dhe duke përjetuar eksperiencat e para të prindërimit!
https://www.instagram.com/p/BcUKT-TB0Uj/
Por, Rita i ka mohuar zërat nëpërmjet një fotoje të vetme. Me Andrew Watt përkrah, këngëtarja ka komfirmuar më në fund lidhjen e përfolur prej pothuajse një viti. “E mbrëmshmja”, ka shkruar Rita, duke shtuar disa ikona zemrash në fillim e në fund të frazës. Me pak fjalë, paraqitja spektakolare e Orës në Fashion Awards nuk erdhi e vetme, por solli edhe këtë lajm të mirë për fansat e artistes.
https://www.instagram.com/p/BcVft_2hgR0/
Këngëtarja ka postuar parreshtur foto me Ricky Martin, Donatella Versace, Adriana Lima etj, e sa për këtë të fundit, duket se mes vajzave ka lidur një miqësi mjaft interesante. Më në fund, plot aktivitet nga Rita!
https://www.instagram.com/p/BcUNx4Lhb-T/
https://www.instagram.com/p/BcXklIpBvzQ/



















