KreuCelebrity

Futbollisti shqiptar më romantik se kurrë: “Ti je dashuri!”

E kemi parë gjithmonë si lojtar në fushë, por këtë herë Taulant Xhaka na ka treguar se di të luajë po aq mirë edhe me dashurinë. Pas shumë thashethemesh, Xhaka ka komfirmuar zyrtarisht lidhjen me vajzën simpatike nga Kosova, Arbnorën. Këtë, futbollisti e bëri të ditur me postimin e një foto në rrjetet sociale.

“Dashuri!”, ka shkruar Taulanti, ndërsa ka përdorur dhe fjalën “fuqi”, si dhe emrin e të dashurës. Të njejtin imazh e ka postuar edhe Arbnora, duke vërtetuar dhe një herë romancën mes tyre. Çifti duken vërtetë të lumtur, ndërsa kujtojmë se i vëllai i Taulantit, Graniti, gëzon prej kohësh martesën me një vajzë kosovare.

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)

Nuk e prisnim kaq romantik Taulantin, por postime të tilla nuk shihen rrallë nga futbollistët. Tashmë, mbetet për t’iu uruar vetëm rrugëtim të mbarë!

A post shared by ARBNORA XHAKA (@__arbnoraaaaaa__)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF