Si po shkon lista e gjërave të ndaluara në pallatin mbretëror? Eh, sa vjen e shtohet, duke qenë se është menduar me detaje edhe për hollësinë më të vogël. Tashmë, ‘The Sun’ ka zbuluar një tjetër produkt, që femrat rojale nuk lejohet ta aplikojnë.
Edhe pse askush nuk e ka vënë re, Mbretëresha gjithmonë paraqitet në publik me thonjtë e lyer ngjyrë rozë të lehtë, gati të padukshme. Të njejtën gjë bën edhe Kate Middleton, çka vërteton se ky është një tjetër rregull etike i ardhur nga pallati mbretëror. Ngjyrat e ndezura, sidomos e kuqja ndalohen kategorikisht të aplikohen në thonj në takime publike, e një detaj të tillë nuk e ka lënë t’i shpëtojë as Meghan Markle.
Në ditën e shpalljes së fejesës me Harry, Markle u pa me manikyrin e së njejtës ngjyrë. Protokollit nuk i ka shpëtuar as i vogli George, i cili duhet të paraqitet gjithmonë me pantallona të shkrutra në publik. Xhinset apo të gjata ofrojnë një pamje shumë të ulët urbane, që nuk i ka hije një Princi. Ose të paktë, kështu mendon Mbretëresha…!



















