KreuCelebrity

Zbulohet resorti luksoz ku princi Harry i propozoi Meghan Markle-it!

Çifti më i përfolur i momentit, princi Harry i Britanisë dhe aktorja Meghan Markle, befasuan botën kur lajmëruan mbi fejesën e tyre, pas rreth 1 viti e gjysmë lidhje.

Menjëherë mediat nxituan të merrnin detaje për fejesën, që nga propozimi romantik, e deri te data e mundshme për martesën mbretërore.

Rezultate imazhesh për meghan markle prince harry

Në një intervistë për BBC, princi rrëfeu se i kishte propozuar Meghan-it ndërkohë që ajo po gatuante (specifikoi edhe që po gatuante pulë!), por nuk dha detaje mbi vendin special.

Megjithatë, “The Sun” ka mundur të zbulojë resortin ku çifti ndodhej gjatë propozimit, një kamp luksoz vendosur në mes të natyrës së egër të Botsvanës në Afrikë.

 The romantic getaway was the perfect spot for the loved-up couple to discuss wedding plans

 The tents offer incredible sunset views

Moment romantik dhe mjaft ekzotik, s’ke ç’i thua! Princi Harry dhe Meghan Markle shijonin perëndimet e tyre në këtë resort, rrethuar nga savana afrikane. Propozimi i princit Harry ka qenë qershia mbi tortë për këtë eksperiencë!

Po ashtu, thuhet se diamanti kryesor i unazës së Meghan-it është marrë pikërisht nga Botsvana, pasi ky shtet njihet për minierat e tij të diamantëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF