KreuCelebrity

Njihuni me të dashurin e ri (jo fort interesant) të Scarlett Johansson!

Ajo është një ndër bjondet bombastike në Hollywood, ashtu sikurse cilësohet si femra më seksi e kinematografisë në vitet e fundit. Pas divorcit deklaroi se nuk mund të qendronte me një mashkull për gjithë jetën, dhe kjo lidhej drejtpërdrejtë me konceptin e saj mbi martesë. Scarlett Johansson prezantoi të dashurin e ri, e askush nuk e priste këtë zgjedhje nga aktorja.


Bëhet fjalë për Colin Just, një nga skenaristët e  Saturday Night Live. Fjalët për lidhjen e tyre qarkullonin prej muajsh, por tashmë çifti ka vendosur ta zyrtarizojë romancën. Në shtator, Colin tha për një intervistë që ndihej me fat që kishte Scarlett në jetën e tij, dhe që me të ndihej vërtetë komfort dhe i lumtur.


Të gjithë prisnin zgjedhje të tjera nga aktorja, si meshkuj muskulozë super-seksi si tek “Avengers”, por jeta e Johansson nuk është film. Shije të ndryshme, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF