KreuCelebrity

Efekti Meghan/Shitet për 455 paund çanta e ditës së parë të fejesës mbretërore

Palltoja e bardhë e fejesës së Meghan Markle e veshur gjatë daljes publike të hënën kushtoi 450 paund dhe u shit menjëherë pas daljes së saj të parë publike.

Dhe duket se efekti i Meghan Markle është i mirë dhe me të vërtetë në sinkron të plotë, me admiruesit që përpiqen të imitojnë stilin e fundit të mbretërorëve të ardhshëm.

Një kuletë, e bërë nga një etiketë e vogël skoceze, tani është shitu,r pasi gruaja e ardhshme e Princit Harry zgjodhi ta mbante në daljen  e  parë të fejesës mbretërore.

Gjatë vizitës së çiftit në Nottingham të premten Meghan ka pasur një çantë të vogël në tri ngjyra lëkure Strathberry që kushtonte 455 paund.

Strathberry është i vendosur në Edinburgh dhe u themelua vetëm 4 vjet më parë nga bashkëshortët Guy dhe Leeanne Hundleby.

Çifti krijoi kompaninë pasi vuri re se Skocia nuk kishte markë ndërkombëtare të mallrave të lëkurës luksoze.

Asnjë prej tyre nuk kishte një formim për modën – znj. Hundleby punoi në sektorin financiar dhe burri i saj drejtoi një kompani prodhimi – por ata ishin të etur të ndërtonin markën e tyre së bashku.

Një zëdhënëse e Strathberry tha se: “Ne jemi të emocionuar dhe të nderuar që shohim Meghan Markle të mbajë çantën tonë Strathberry në tri ngjyra bordo, blu dhe vanilje.

“Ne jemi të kënaqur për fejesën e saj dhe të Princit Harry, dhe ju urojmë të gjithë të mirat për këtë periudhë emocionuese. Ishte një surprizë fantastike të shihje Meghan që zgjodhi një nga stilet tona Strathberry për fejesën e saj të parë mbretërore.

“Çanta tringjyrëshe e Strathberry tani është shitur dhe së shpejti do të ripopullohet, njerëzit mund të regjistrohen për njoftime në faqen tonë të internetit”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF